Surprizat nuk kanë fund nga Ermal Mamaqi dhe seriali i tij i parë H.O.T. Teksa ndjekësit presin muajin tetorin, muaji kur pritet të nis transmetimi i serialit në ekran, duket se xhirimet ende vijojnë.
Së fundmi, Ermali ka publikuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se dje ka ndjerë një moment krenari sepse ka prekur një sukses.
Ai ka treguar se pjesë të “Humans of Tirana” do jenë dy ikonat e kinenatografisë shqiptare, Kastriot Çaushi dhe Gëzim Rudi.
Në statusin e tij, Ermali shkruan se i ka imituar në shkollë dhe donte të bëhej si ata dhe të luante filma..por sot luan krah tyre në serialin e tij.
Statusi i plotë
Sot ndjeva një moment mirënjohje dhe krenarie, preka një sukses… U rrita me filmat e tyre. I kam mësuar përmëndësh të gjitha dialogjet dhe skenarët që kanë luajtur. I kam imituar në shkollë dhe në skena të improvizuara me kalamajtë e lagjes.
Doja të bëhesha si ata dhe të luaja filma… Tani luaj krahë tyre, në filmat e mi. Kastriot Çaushi dhe Gëzim Rudi. @seriali.hot



