Me origjinalitetin dhe energjinë e saj, Aurela Gaçe ka arritur që prej vitesh të jetë një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura të publikut.

Së fundmi, këngëtarja ishte mysafire në rubrikën “#ëelove” në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”. Ajo foli për angazhimet e fundit, atë se si po i kalon këto ditë të nxehta dhe po ashtu për planet.

Gazetar: Shpend Lipa

Aurela është shumë e dashur edhe në Kosovë dhe ka qenë pjesë e shumë mbrëmjeve muzikore.

Por, jo kaq aktive është kohëve të fundit në Kosovë dhe për këtë ka një arsye të fortë e cila ka të bëj me muzikën “live”. Sipas saj, asaj i kërkojnë të këndojë me CD ose playback, ose thjesht me një organo,

ndërkohë që ajo ka grupin e saj dhe ka krijuar një standard me të cilën janë mësuar njerëzit, pra nuk qejf t’i gënjej njerëzit duke kënduar me CD. Për më shumë e ndiqni pas minutës së 10-të në videon e mëposhtme.