Reperi shqiptar ka lansuar projektin e ri. “Tunde” është kënga e re e Noizyt të cilën e publikoi para pak minutash.
Projektin e ka përcjellë po ashtu me videoklip, meqë rast morën vëmendje edhe modelet që zgjodhi për t’ia zbukuruar më shumë këngën.
Kënga e re e reperit nga Shqipëria tashmë ndodhet në platformat, si Spotify e Apple Music, ndërsa tani do të vijë edhe në YouTube.
Fabula e klipit është mjaft interesante teksa Noizy provon të bëhet ‘gjithçka’ për ti rënë në sy asaj por ajo sërish e refuzon.
Rikujtojmë se Noizy që nga bashkëpunimi me Elgit Dodën nuk ka sjellë më projekt gjerë më sot.
Noizy është nga reperët i cili ka 1,7 milionë ndjékës në Instagram.



