Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, i cili do të sjellë kthjellime gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare.
Po ashtu pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime, por gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira kalimtare në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.



