Që poshtë tavolinës se lajmeve spikeret mund të veshin pantallona të shkurtra, tuta apo qoftë edhe pizhame është diçka që mund të përbëjë kuriozitet, por ngelet enigmë, për sa kohë nuk shfaqet në ekran!

Hamzaj, spikerja e lajmeve të orës 15:30 në televizionin Klan, sot ka thyer rregullat duke u shfaqur me pantallona xhins teksa jepte lajmet.

Këmisha e mëndafshtë dhe look-u i kuruar nuk përligjnin aspak brezin e xhinseve që shfaqej në ekran, diçka e pazakontë deri më sot në edicione informative.

Një kapriço, guxim , apo neglizhencë kjo e spikeres simpatike?! Sidoqoftë arsyeja, Anjola me këtë veprim sot theu kornizat e look-ut serioz të studios së lajmeve!