Arbana Osmani konfirmoi një ditë më parë se në tetor do rikthehet në TopChannel, Big Brother Vip.

Ajo pas lajmit, i dha mundësi të interesuarve që të bëjnë pyetje që duan të dinë rreth formatit në fjalë. Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do ketë personazhë të “Për’puthen”.

Arbana i përgjigjet: Big Brother Vip është format ndërkombëtar dhe produksioni shqiptar d ndjekë linjat që ndjekin produksionet e ngjashme kudo në perëndim. Që dmth, kasti do të zbulohet në një datë të caktuar dhe jo tani.

Big Brother vjen pas 4 vitesh mungesë, ndërsa këtë herë ka ndryshim tek banorët. Ata nuk do jenë më njerëz të thjeshtë, por personazhe VIP.