Një demokrat është tallur ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Teksa mori fjalën për të bërë pyetje, demokrati i tha Berishës nëse e dinte që Lulzim basha nuk di tabelën e shumëzimit.

Pjesë nga biseda

Demokrati: A dinit që Basha nuk e dinte tabelën e shumëzimit?

Sali Berisha: Jo, ishte lapsus, ishte lapsus ai në Kuvend.

Demokrati: Lapsus, por kur mblidhte statistikat, na thoshte jemi të parët, siç duket nuk dolëm ashtu.