Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Lajmi ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Burimet bëjnë me dije se shkarkimi ka ardhur pas takimit kokë më kokë që kryeministri Rama ka pasur me kreun e policisë.