Aktorja Teuta Krasniqi ka dhënë disa përgjigje interesante në emisionin Express Rozë. Ajo ka thënë se nuk e di tabelën e shumëzimit!
Ajo nuk ka ditur përgjigjet e sakta të disa pyetjeve, si për çmimin në trafikun urban në Prishtinë, pastaj sa ve bën pula.
“Shans nuk ka! Unë e them shumë shpesh dhe e them me krenari që nuk e di tabelën e shumëzimit”.
Kështu është shprehur Teuta kur është pyetur nga gazetarja se a e di tabelën e shumëzimit me numrin 7.



