Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një motor.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-ish Metalurgjik.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se përplasja ka qenë e fortë, duke e lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit, i cili është hedhur disa metra në ajër nga goditja prej makinës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjesh dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit.



