“Drama” vazhdon! Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për një “vizitë” të vogël dhe për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.
Burime bëjnë me dije se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet shumë gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.
Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.




