Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për hapat e radhës që do të ndjekë platforma “Po” e prezantuar pak ditë më parë nga ana e tij dhe disa të rinj. Kjo platformë shpalli edhe hapin e parë që do të ndërmarrë për ligjin për referendumet.

Shehi u pyet nga moderatorja Juli Xhokaxhi nëse kjo nismë është e ngjashme me atë që njoftoi kryeministri Edi Rama me një pyetësor online për qytetarët. Me batutë ai u përgjigj se i bëhet qejfi kur i vjedhin idetë dhe Rama nuk është i pari që e bën një gjë të tillë.

“Ne aktualisht po përgatitemi. Dokumenti i parë do dalë me datë 10 Janar. Ligji për referendumet. Le ta bëjë edhe Rama. Politika është gjë publike.

Mua më bëhet qejfi kur më vjedhin idetë. Nuk është i pari Rama. Të them të drejtën nuk është ideja ime. Por e atyre të rinjve. Është një shans për shqiptarët që mendojnë ndryshe që të kenë mundësi të debatojnë”, deklaroi Shehi.

Pyetur nëse kjo platformë do të shndërrohet në lëvizje politike ai u shpreh optimist duke thënë se uron që një gjë e tillë të ndodhë. “Uroj të shndërrohet në lëvizje politike. Sepse të rinjtë online dhe mund të japin një lloj kontributi”, u shpreh ai.