Luana Vjollca ka disa muaj që është shkëputur nga televizioni.
Moderatorja shqiptare jo rrallë herë ka treguar mesazhet që ka marrë nga fansat të cilën mezi po e presin që ajo të fillojë ndonjë emision.
Këto kanë ndikuar goxha shumë që Luana të ndihet jo vetëm e dashur por edhe e mbivlerësuar. Ndaj së fundmi ajo me anë të një postimi në instagram sikur se ironizon me programet festive të Top Channel.
“ A do të kete më 1 janar televiziv si ky valle”, shkruan Luana duke bërë me dije se “Shiko Kush Luan” është dhe do mbetet programi më i dashur nga publiku. Por se si do jetë 2022-ta për Luanan me apo emision mbetet për tu parë.
Pak javë më parë moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë emëruar, Marget, shkurtesat e dy emrave të ciftit. Së fundi është Luana, motra e Marinës, ajo e cila ka postuar një foto me mbesen.
Luana, po ndihet e lumtur pasi është bërë teze, madje ajo në foton e postuar ka shkruar “Jete”. Luana së fundi është larguar nga televizioni shqiptar Top Channel pas suksesit të madh me emisioni, “Shiko kush Luan”.
Luana Vjollca nuk është në ekran këtë sezon televiziv, por është kryefjalë e mediave rozë e rrjeteve sociale. Pak javë më parë ajo konfirmoi largimin nga Top Channel, teksa zbuloi se po sjell projektin e saj personal me titull “Thuaje”. Përtej gjithë kërkesave të pafundme të ndjekësve të saj, Luana ende nuk e ka zbuluar se ku do e shohim në vijim.




