Banorët sot kanë zgjedhur të argëtohen. Në dhomën e gjumit, shihen duke vallëzuar teksa marrin edhe vëmendje, shkruan lajmi.net.

Arjola dhe Monika, ndezin atmosferën, ndërkohë Iliri tenton ta puth Monikën. Tutje, banorët e tjerë e ngrohin atmosferën duke brohoritur.

Kujtojme se shtëpia e “Big Brother Vip” i shijoi për herë të parë festat e fundvitit, si anjehere tjeter me pare ne Shqiperi.

Banorët ndodhen larg njerëzve të dashur por kjo nuk i pengoi të organizonin një spektakël plot energji dhe pozitivitet.

Për minuta të tëra ato paraqitën përpara shikuesve performanca muzikore dhe artistike. Në fund banorët nuk harruan edhe të përshëndesnin familjarët e tyre.

Njëri pas tjetrit ata të përlotur kanë uruar njerëzit e zemrës. Izolimi për një kohë të gjatë duket se ka thelluar mallin dhe nostalgjinë që ata ndjejnë për botën jashtë.