Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që nesër të sfidojë hapur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka organizuar një protestë për largimin e tij nga zyra në selinë e PD-së.

Mësohet se ndërkohë që në orën 12:00 do të fillojë protesta, Basha do të mbledhë në selinë blu kryesinë dhe grupin parlamentar të PD.

Kjo do bëjë dhe ndarjen se kush do të qëndrojë krah Bashës e kush krah Berishës.