Einxhel Shkira sot është emri i ditës kudo në rrjetet sociale dhe në Big Brother VIP Albania. Moderatorja e njohur ka dëmtuar keq krahun dhe duhej të largohej nga shtëpia.
Fillimisht u mor me shaka, por Einxhel praktikisht ka thyer krahun. Ajo ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother me një rrotëz.
Bukuroshja u ngjit sipër strukturës dhe, duke dashur të kalonte në anën tjetër, u rrëzua në tokë dhe tha me humorin e saj karakteristik “Opa, theva krahun”. Tan Brama ishte banori i cili bëri komentin më befasues për Einxhelin.
Situata, ndërkohë, është shumë më keq sesa mendohej. Einxhel jo vetëm la përkohësisht shtëpinë, duke u xhiruar nga kamerat e Big Brother VIP, por ka kaluar një ditë të pakëndshme.
Familjarët e Einxhelit dhe shoqëria e saj, Fjoralba dhe Argjira, kanë debatuar me tone të ashpra me gazetarët e Big Brother. Ata kanë pasur ankesa për lojën dhe për vonesën e ndihmës së shpejtë.
Të bërtiturat kanë qenë të forta dhe doktorët iu kanë kërkuar të ruajnë qetësinë. Kanë kaluar 7 orë, para se Einxhel të bënte operimin në krah në një spital privat në Tiranë. Kjo është e paimagjinueshme, por ka ndodhur vërtet.
Einxhel duket sikur e ka parashikuar ngjarjen e sotme. Në një deklaratë para incidentit, ajo e ka parandjerë totalisht këtë shqetësim të madh që i ndodhi sot.



