Askush nuk e priste që sonte të largohej Egzona nga Big Brother VIP. Ajo dukshëm ishte më favorite e publikut, në krahasim me koreografin Tan Brama. Ja që sonte Arbana përmendi emrin e saj për largim.
Menjëherë pas largimit të saj, analisti Arbër Hajdari dha një sinjal të qartë: atë e ka futur në Big Brother vëllai i Donaldit, Romeo.
“Egzona është dukur sikur nuk ka luajtur për vete. Ajo ka dhënë mesazhe të qarta për Donaldin. E ka ftuar edhe për kafe. Donaldi i ka treguar se e ka kuptuar mesazhin. Uroj që të mos jetë kështu, sepse do të ishte një skandal i madh”, – u shpreh Arbri.
Arbana nuk komentoi fare pas kësaj deklarate të beftë. Duket qartë se produksioni sonte e largoi Egzonën, sepse ajo e kreu misionin e saj. “Donaldi ka ndryshuar komplet me futjen e Egzonës. Ai nuk nevrikoset si më parë, është më i qetë”, tha Arbri.
Big Brother VIP tashmë ka edhe tri javë të tjera lojë. Më 18 shkurt shpallet fituesi i madh, i cili do të arkëtojë 100 mijë euro me trofeun si kampion absolut i kësaj gare.
Favoritët për të arritur finalen janë Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiraj dhe Monika Lubonja. Nuk përjashtohen edhe emra të tjerë, por këta janë emrat më të përmendur dhe lojtarët më aktivë që nga data 5 tetor, kur nisi Big Brother VIP.
Mos të harrojmë se finalistët do të marrin 10 mijë euro, nëse arrijnë deri në spektaklin e 18 shkurtit. Banorët e tjerë kanë përfituar nga buja e madhe që ka patur ky edicion sivjet, si asnjëherë më parë.
Në finalen e madhe është raportuar se do të jetë i pranishëm kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai është një simpatizant i aktorit nga Vlora, Donald Veshaj, me të cilin ka patur një bashkëpunim gjatë fushatë zgjedhore. Fitoftë ai që e meriton.



