Arjola vendosi të mos e hapë sonte kutinë e Pandorës duke refuzuar kështu një udhëtim në Disneyland me fëmijët.

Arjola tha se udhëtimin do ia realizojë vetë fëmijëve të saj dhe refuzoi të hapte kutinë me frikën se zarfi i zi do ta vinte para zgjedhjes për të çuar në nominim disa banorë.

Opinionisti Arbër Hajdari e quajti “të dobët” këtë zgjedhje nga Arjola, por edhe nga Monika, e cila gjithashtu zgjodhi të mos e hapte kutinë.

Arjola u shpreh se moshapja e kutisë nuk e bën aspak të dobët, por udhëtimi nuk ishte dëshira që ajo kishte shprehur. E përlotur, ajo tha se ka shprehur dëshirën të prezantojë Portokallinë.

“Nuk jam penduar që nuk e hapa”, tha Arjola, “shumicën e rasteve që është hapur kutia ka pasur nominime dhe në këtë pjesë lojës nuk doja që e gjithë pesha e nominimeve të ishte vetëm tek unë”.