Siç po përflitet emisioni “Real Story” i gazetarit Soko Balla nuk do të transmetohet më në ekranin e televizionit News 24. Ky është një lajm që po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Gazetari është larguar nga ekrani i televizionit të Irfan Hysenbelliut dhe mësohet se atij i kanë bërë ofertë nga Top Channel, por në negociata është edhe ABCnews.

Në këtë televizion, emisioni politik është ai i Open, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet që të largohet nga ky ekran.

Nga ana tjetër sipas CNA, moderatorja Eni Vasili pritet të largohet nga Top Channel, pasi ky televizion i ka bërë ofertë Ballës për tu rikthyer si drejtor informacioni por edhe drejtues i emisionit politik.

Deri tani ende nuk dihet destinacioni i Eni Vasilit, e cila më parë moderonte emisionin “Hapur” në ekranin e Irfan Hysenbelliut në News 24, një nga mediat e sponsorizuara nga kompanitë e inceneratorëve, pronarët e të cilave janë shpallur në kërkim nga SPAK.

Çudi që me lëvizje e Ben Blushit nga roli i drejtorit të Top Channel, lëvizje të pajustifikueshme ndodhin edhe me stafin që punon në televizion. A thua i ka punësuar Blushi për qejfin e vet?!