Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën “Arben Xhaferi”, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë autostradës.
Si pasojë e aksidentit në fjalë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Bajram Krasniqi, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës.
“Është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë.
Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete.”-ka thënë Krasniqi për Klan.



