Mariana Kondi ka folur për herë të parë në një intervistë për situatën e krijuar në Big Brother VIP.
Kujtojmë se Einxhel i përmendi Donaldit faktin që veç saj ai nuk kishte paguar as aktoren Mariana Kondi.
Gazetari: Vetëm pak ditë më parë, në një show televiziv si “Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?
Mariana: Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…
Gazetari: Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…
Mariana: E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur.
Gazetari: Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?
Mariana: Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…



