Gazetarja Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma, ka treguar pa doreza se cila është vajza që ka frikë që t’i afrohet burrit të saj.

E ftuar në emisionin E diell, së bashku me bashkëshortin e saj Alandin, Paloma ka thënë se është ndjerë xheloze, kur Luana Vjollca ka shkuar në stuidon e tij muzikore, ndërkohë që ka shtuar se moderatorja është shumë e burku dhe çdo femër do të ishte xheloze për Luanën.

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, kur vinte te studio Luana që është shumë e bukur unë bëhesha shumë xheloze. Thotë se Luana është shumë e bukur dhe e talentuar dhe tani kush femër nuk është xheloze për Luanën?”, u shpreh ajo ndërsa Alandi iu drejtua kameres duke thënë: Luana të kam shumë xhan si motër nuk e di…

Duke folur rreth xhelozisë, ish-banorja e Big Brother VIP zbuloi se bashkëshorti i saj është bërë xheloz për një nga konkurrentët e formatit.

“Jam bërë xheloz kur e ka kapur për të kërcyer Iliri”, tha Alandi.