Jula Anderson iu rregjistrua në TikTok në moshën 16-vjeçare, videoja e saj e parë tregoi rinovimet e shtëpisë së familjes së saj. Mori pesë pëlqime.
Pasi pa të tjerët të postonin video të guximshme dhe merrnim më shumë pëlqime, kështu që e provoi edhe ajo. “Doja të bëhesha e famshme në TikTok dhe mësova se nëse poston gjëra që tregojnë trupin, njerëzit do fillojnë të pëlqejnë”, tha Jula, tani një nxënëse e shkollës së mesme 18-vjeçare.
Varësia e adoleshentëve në TikTok për konfirmim social është rritur pasi aplikacioni është bërë platforma e tyre e zgjedhur. TikTok ia kaloi Instagramit për nga popullariteti mes adoleshentëve vitin e kaluar dhe u bë faqja më e vizituar në internet.
Algoritmi i TikTok i shtyn rregullisht videot virtuale në faqet”fyp” të miliona shikuesve. TikTok vlerëson nëse shikuesit tregojnë interes të fortë për një lloj të caktuar përmbajtjeje.
Ne mendojmë me kujdes për mirëqenien e adoleshentëve ndërsa hartojmë impostimet tona të sigurisë dhe privatësisë dhe kufizojmë veçoritë e TikTok bazuar në moshën”, tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë.
“Ne kemi bashkëpunuar gjithashtu me ekspertë të sigurisë për të rinjtë për të zhvilluar burime dhe për të mbështetur bisedat rreth sigurisë dixhitale dhe shkrim-leximit midis prindërve dhe adoleshentëve”.



