Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në Co Limerick, Irlandë pas një ak sidenti të rëndë me makinë.

I mituri mori makinën e një të afërmi dhe u përplas me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, 12-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa trupi i tij u dërgua në Spitalin Universitar Limerick, ku do të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Autoritetet irlandeze kanë nisur hetimet, ndërsa tashmë po kërkojnë ndihmën e dëshmitarëve që të japin versionin e tyre nëse kanë parë ndonjë gjë.