Ka disa simptoma që mund t'ju ndihmojnë të kuptoni nëse jeni të infektuar me Omicron.

Thuhet se Omicron po shkakton simptoma më të buta, të tilla si ato të ftohjes së zakonshme sesa variantet e mëparshme si Delta, gjë që ka bërë që shumë njerëz të mos jenë të vetëdijshëm se janë të infektuar.

Disa nga simptomat kryesore janë temperatura e lartë, kolla e vazhdueshme dhe humbja/ndryshimi i shijes dhe nuhatjes, por ka dhe simptoma të tjera.

Tashmë thuhet se personat që janë të infektuar me Omicron shfaqin simptoma edhe në lëkurë.

Gishtat e këmbëve bëhen më të kuqe, ndërsa një gjendje e tillë mund të shkaktojë kruajtje të lëkurës, flluska apo edhe ënjtje. Gjithashtu buzët e plasaritura ose të lënduara tregojnë se mund të jeni me Omicron.