“Big Brother Vip” është padiskutim një nga shfaqjet televizive më të ndjekura të momentit. Teleshikuesit janë të “fiksuar” pas këtij reality show, ndërsa së shpejti pritet që të shpallet edhe fituesi.
Finalistët janë Donaldi, Iliri, Beniada dhe Einxhel. Ndërkohë, në kuadrin e vizitave të miqve të tyre publik u bë pjesë edhe Edi Manushi.
Edi ka “shprehur pëlqimin” për një nga finalistët dhe kjo është parë edhe gjatë episodit të sotëm të “Paso”, ku ai është shprehur me fjalët më të ngrohta për Beniadën.
“Beniada është një realitet femëror ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. As dallavere, as thika pas shpine.”-ka thënë Edi.



