Në një postim në profilin e tij personal në rrjetet sociale kryetari i PD Elbasan Eugen Isaji
ka bërë një “mea culpa” kundrejt qytetarëve të Elbasanit. Isaji ka renditur dështimet e partisë së drejtuar nga Lulzim Basha dhe i ka kërkuar ndjesë votuesve të Elbasanit.
Eugen Isaji pranon se partia Demokratike nuk është aty ku duhet ”Kërkoj ndjesë që nuk jemi aty ku duhet.
Është një situatë si kudo në Shqipëri” – thotë Isaji në deklaratën e tij.
Më tej kryetari i PD i është kundërpërgjigjur edhe atyre demokratëve që i janë bashkuar Sali Berishës.
Eugen Isaji :”Nuk janë demokratë , nuk janë të djathtë, nuk i duhen as dreqit”.
Ai e vazhdon deklaratën e tij me tej duke thënë se “askush nuk flet për rritjen e çmimit te naftës, për hallet e dhe problemet e fermerit, për produktet e shportës, për energjinë elektrike. Askush”!
Mbase dikush duhet ti kujtoj kryetarit të opozitës për një ndër qarqet më të varfër në Shqipëri se së pari të flase është detyrë e partisë që ai përfaqëson, që të ngrejë zërin sa herë shkelen të drejtat e qytetarëve, e sidomos atyre të Elbasanit.
Është në fund kjo arsyeja që PD në qarkun e Elbasanit ka marrë vota nga qytetarët , që të ngrënë zërin sa herë të shkelen të drejtat e tyre e jo të dalin të bëjnë deklarata ku pranojnë fajin e deshtimeve pasi tashmë janë bërë shumë të tillë dhe “mea culpa” nuk vlen më.



