Luana Vjollca duket bukur rregullisht. E pse do ishte ndryshe kur del të darkojë në një restorant me pizhame dhe shapka?

Moderatorja ka postuar në Instastory një foto duke darkuar me Marinën dhe mbesën, Marget. Ajo kishte veshur pizhame të zeza me topa të bardhë saten.

Luana nuk e la me aq. Para pasqyre ajo ka realizuar një video ku tregon pizhamet dhe shapkat rozë.

“Dhe po, kam dalë me pizhame dhe shapka,” – shkroi ajo.

Një ditë më parë Luana u bëri thirrje burrave që të surprizojnë gratë në ditën e Shën Valentinit.