Nga Ketjola Gështenja

Ky është një 6 vjeçar nga fshati Bleran në Shkodër i cili ka lindur me sindromën Doën.

6 vjeçari ka vështirësi të cilat mund të zhvillohen në rast se vogëlushi merr terapinë e duhur nga specialistët. Por familjes së 6 vjeçarit i mungojnë të ardhurat për ti mundësuar terapitë ditore për shkak të kushteve ekonomike.

Të vetmet të ardhura që kanë është kempi i 6 vjeçarit dhe pensioni i gjyshes së tij që nuk shkojnë më shumë se 300 mijë lekë të vjetër por që janë tërësisht të pamjaftueshme në familjen me 6 anëtarë sepse duhen mbuluar edhe ilaçet e fëmijës.

Nëna e 6 vjeçarit ka një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi që ti ndihmojnë.