Kandidatja Majlinda Angoni, zhvilloi një takim të ngrohtë me moshën e tretë ku e njohën me problemet e shumta që përballen çdo ditë .
Infrastruktura, semaforë, trafiku, ujërat e zeza, terminalet e autobuzëve e shumë problematika të tjera kërkojnë zgjidhje imediate . Ish Kryetarja e bashkisë nuk dënjon as ti presë .
Banorët e rrugës " Lek Dukagjini" denoncuan punimet pa kritet në rrugën e tyre para 10 vitesh , ku përzierja e ujërave të bardha me ato të zeza rrezikon helmimin e të gjithë lagjes. Ndërhyrja është emergjente
Angoni premtoi se do ketë rishikim të buxhetit dhe listës së prioriteteve, si në rastin e rrugës "Lek Dukagjini" ku ndërhyrja është emergjente. Shkodra është shtëpia jonë prandaj duhet ta vlerësojmë më tepër.
Të pranishmit shprehën mbështetjen maksimale për Majlinda Angonin ai e vetmja altenativë që me mbështetjen e qeverisë do t'i rikthejë Shkodrës lavdinë .
Kandidatja e partisë socialiste Majlinda Angoni u mikprit në një takim entuziast nga banorët e njësisë administrative Ana Malit . Kjo zonë prej vitesh është lënë pas dore dhe nuk mbahet mend kur është bërë investimi i fundit ndonëse është kontakti i parë i turistëve të huaj dhe vendas që kalojnë në pikën Doganore të Muriqanit.
Angoni premtoi që kjo zonë do të ketë një vemendje të shtuar si për problemet lokale që lidhen me bujqësinë dhe infrastrukturën por dhe me anë të start-up do mbështeten të rinjt si një garanci për të nesërmen .
Në fund të takimit banorët dhanë mbështetje maksimale për zonjën Angoni , si alternativën e vetme për zhvillim e Shkodrës
Sinkron 2 banoret në fund



