Kandidatja e PS në Shkodër Majlinda Angoni ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Ana e Malit ku nga ka marrë dhe mbështetjen e tyre.

Kandidatja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar rreth këtij takimi.


POSTIMI I PLOTË

Takim entuziast, motivim dhe mbështetje me banorë të Njësisë Administrative Ana e Malit.
Diskutuam mbi problemet lokale që lidhen me bujqësinë në këtë zonë e cila edhe pse me potenciale të mëdha mbetet e pashfrytëzuar, problemet me mbetjet, infrastrukturën, mungesën e investimeve nëpër shkolla.

Më shumë duhet bërë për këtë zonë e cila ka potenciale të mëdha turistike dhe është kontakti i parë me turistë vendas dhe të huaj përmes pikës doganore të Muriqanit.
Ecim drejt një mandati pune me njerëzit për njerëzit!