Regjisori Eduart Grishaj ka komentuar sot në emisionin ‘Wake Up’ debatin që pasoi shpallja e fituesit të Big Brother VIP natën e 18 shkurtit në Top Channel.

Mërzia e Donaldit për fitoren e Ilirit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në këto dy ditët e fundit, aq sa ka shkaktuar dhe tërheqjen e vëllerzërve Veshaj nga emisioni që kishin planifikuar në Top Channel.

Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre dhe vetëm një do ta fitonte çmimin e madh, ndryshe nuk bë

E kishit parasysh që do ketë njerëz të mërzitur përpara se të hapej zarfi? Grishaj: “Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen”.

“Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitojë çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues”.

“Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni”.