Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda, thotë se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve.
Një grua re me probleme shëndetësore është drejtuar te Nikollë Doda duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë të vjetra.



