Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Arbana së bashku me motrat Hoxha, Eduartin dhe një pjesë tê stafit zgjedhën të relaksoheshin pak pas kësaj eksperience të lodhshme dhe padyshim këtë moment e ka ndarë në rrjetet sociale.

Duket se ky çast nuk i ka shpëtuar Arbanës pa një koment të një fanse, të cilës ajo edhe i është përgjigjur. “Jeta është e mirë”, ka qenë mbishkrimi i saj në foton, në fjalë.

Ndërsa fansja i ka shkruar: “Kur ke lek e mirë është”. “Sidomos kur lekët i ke me punën tënde”, ia kthen Arbana me të cilën janë bashkuar qindra ndjekës që kanë pëlqyer komentin e saj.

Kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por të gjithë janë bërë kurioz.

Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi se është në pritje të një fëmije pikërisht në finalen e madhe të BBV1, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Në media u tha se gjinia e bebit të Arbanës është vajzë, por dje Eduart Grishaj e hodhi poshtë këtë gjë duke thënë se ende nuk e dinin.