1 person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve në aksin Shkodër-Koplik.
Viktima është identifikuar si Arif Bajrami nga Shëngjini, ndërsa sipas burimeve janë lënduar 2 të rijnë dhe një grua.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Ura e Vrakës", ndërsa dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e mungesës së ndriçimit në rrugë, si edhe lagështira për shkak të reshjeve.



