Në një kohë kur ushtarët rusë sulmonin me çdo armatit të mundshëm disa ndërtesa në periferi të Kievit, një mrekulli e vogël ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin ukrainas.

Një grua 23 vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në një strehë bombash anti-ajrore. Fotot prekëse janë postuar nga Hannah Hopko, kryetare e konferencës "Demokracia në Veprim".

"Mia lindi në një strehë bombash anti-ajore gjatë bombardimit të Kievit. Nëna e saj është e lumtur dhe mirë, pavarësisht se ka pasur një lindje të vështirë. Ne mbrojmë jetën dhe njerëzimin”, ka shkruar ajo.

Imazhet e Mia-s në krahët e nënës së saj u përshëndetën si një dritë shprese në orën më të errët të Ukrainës. Por vajza e lindur në Kiev nuk është e vetmja e lindur gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Një mjek tha në rrjetet sociale se edhe një tjetër i porsalindur erdhi në jetë gjatë natës. Për shkak të bombardimeve, dhoma e spitalit thuhet se ishte shkatërruar, kështu që ai e ndihmoi gruan të lindte në një bodrum.