Derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i drejtohej kombit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, kishte prekur shumë një përkthyese gjermane e cila po përkthente për një të përditshme gjermane.

Zelensky po fliste për situatën dhe luf.tim.et që po zhvilloheshin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, kur përkthyesja në një moment u ndalë – duke tentuar të kontrolloj emocionet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo nuk ia arriti dhe u leshua në lot në fjalët përmbyllëse të fjalimit të Zelensky, ku përkthyesja filloi edhe të qajë me zë.

E ky moment emocionues është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku tregon sesi e tërë bota po bashkëndjen situatën me Ukrainën.

Përkthyesja është prekur, pasi sigurisht e ndjen dhe më afër Ukrainen, duke qenë se është e lidhur kulturalisht me këtë shtet duke qenë se di dhe gjuhën e tij.

Situata në Ukrainë mbetet e nxehtë, mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë. Shpresojmë që gjithcka të shkojë mirë për popullin ukrainas. /Telegrafi/