Pas angazhimeve disa mujore me Big Brother VIP, prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, po shijon disa ditë pushimesh.

Ajo ka nisur zgjedhur një destinacion luksoz, ishujt Maldive, për pushimet e radhës me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Pushimet e moderatores vijnë pak ditë pas atyre me stafin e BB VIP në Paris, Francë.

Kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por të gjithë janë bërë kurioz.

Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi se është në pritje të një fëmije pikërisht në finalen e madhe të BBV1, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Në media u tha se gjinia e bebit të Arbanës është vajzë, por Eduart Grishaj e hodhi poshtë këtë gjë duke thënë se ende nuk e dinin.

Kujtojmë se BBV1 i kaloi të gjitha pritshmëritë dhe sigurisht që fitimet ishin po ashtu tejet të mëdha për vetë TCH dhe orgnizatorët.