Ish-finalistja e programit Big Brother VIP, Beniada Nishani, tashmë është pjesë e Procesit Sportiv këtë të hënë. Ky ishte një lajm që dihej që kur ajo ishte në shtëpi dhe të gjithë e prisnim me padurim.

Që në momentin e hyrjes në emision me Edi Manushin, të gjithë filluan duke qeshur me pozitivitetin e modeles shqiptare, e rritur në ITali. Ajo gjithmonë e ka një batutë pikante.

E pyetur nga një komentues se me çfarë bëhet goli, me këmbë apo dorë, ajo dha një përgjigje të lezetshme: “Me gjoks”. Sigurisht, duke nënkuptuar zemrën. Kjo i shkriu të gjithë së qeshuri.

Prezantuesi Manushi dhe Beniada pritet të jenë një dyshe e shkëlqyer në Top Channel. Ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin, ndoshta sepse Manushi ka karakter të ngjashëm me Beniadën.

Ata të dy duken si moderatorë naivë dhe gazmorë, por thuajse të gjitha fjalitë që thonë i kanë me një qëllim të caktuar. Dinë edhe të qeshin me lezet, por edhe të thumbojnë me batuta.

Sezoni i ri i këtij programi televiziv do të jetë i suksesshëm, padiskutim. Kur Beniada del në televizor, të gjithë mahniten prej saj. Eshtë ndryshe nga vajzat e tjera të showbizit.