Një program të qartë zhvillimi ekonomik për Shkodrën
Majlinda Angoni zhvilloi një takim me përfaqëuesit e biznseseve dhe drejtuesin e dhomës së tregtisë në të cilën shpalosi pikën kyesore të programit ekonomik, ndërtimi I “këshillit ekonomi” të Shkodrës.

Këshilli Ekonomik të Shkodrës si një forum bashkëpunimi mes bizneseve dhe pushtetit lokal për vendosjen e prioriteteve per biznesin, më shumë lehtësira, thjeshtësim procedurash dhe hartimin e një pakete që mbështet biznesin e vogël dhe të mesëm.

Ndërtimi I një partneriteti me biznesin dhe një klime të përshtatshme për bizneset e reja do t I japin frymëmarrje ekonomisë dhe më shumë mundësi për të rinjtë për tu bërë pjesë e sipërmarrjes.