Shoqëria civile është kontributore e rëndësishme për një mirëqeverisje vendore,

e si e tillë fjala juaj do të dëgjohet në vendimarrjet e rëndësishme për të mirën e Shkodrës tha ndër të tjetra Angoni duke vlerësuar rolin e shoqërisë civile dhe organizatave si një urë lidhëse me qytetarët .

Prioritet i bashkisë së Shkodër pas 6 marsit do të jetë themelimi i bordit keshillimor të shoqërisë civile si një faktor i rëndësishëm për gjithëpërfshirje në vendimarrje.

Bashkia deri më sot ka qenë selektive dhe e e mbyllur për shoqërinë civile dhe kjo gjë duhet të ndryshojë.

Pas 6 marsit shoqëria civile do të luaj një rol të rëndësishëm në vendimarrjet në bashkinë e Shkodrës ndryshe nga praktika 32 vjeçare drejtuesve të kaluar.