Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi i konkurrentes së re, Çiljetës dhe Mevlanit. Gjatë takimit Mevlani interesohet më tepër për të shkuarën e Çiljetës,
por ajo vendosi që ta tregojë historinë e saj në studio. Ajo u shpreh se mes saj dhe ish-bashkëshortit u përfshi një person i tretë. Kjo gjë më pas çoi edhe në divorcin e tyre.
Çiljeta tregon se që pas njohjes me vajzën tjetër, ish-bashkëshorti i saj nuk e ka parë më fëmijën e tyre. Pas gjithë këtyre gjërave ajo ende e cilëson ish-bashkëshortin e saj si një person me “zemër të bardhë”.
Çiljeta: Ishim një familje shumë e lumtur. Ish-bashkëshorti im nuk ka qenë shqiptar, ka qenë italian. Dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar.
Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës. Dikush tjetër u fut në mes. Arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot. Kemi arritur deri sa jemi zënë.
Më vjen keq dhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë. Nuk e zë askush vendin e vet. Por fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë. E dashura mund të iki, por fëmija nuk mund të iki asnjëherë.



