Maxhoranca socialiste votoi të enjten e kaluar Mirela Bogdanin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe pak ditë më vonë vetë KLP-ja në një mbledhje jashtë radhe e votoi atë si zëvendësuese të Gent Ibrahimit.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Mirela Bogdani u zgjodh pas dy tentativave të dështuara për të emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) me konsensus politik të të gjithë palëve

Pas zgjedhjes në pozicionin e ri, Bogdani ka vijuar të jetë active në faqen e saj në Facebook dhe në 27 Shkurt ajo ka shprehur edhe qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë.

Bogdani shkruan se Ukraina është një vend i kirjuar nga rusët dhe me territore të aneksuara nga vende fqinje si Polonia, Rumania dhe Çekosllovakia.