Faleminderit Shkodra
E kam parë gjithë këto ditë në sytë e çdo qytetari të majtë, të djathtë e të qëndrës që kam takuar që janë lodhur e nuk kanë më kohë për të humbur. DUAN erën e ndryshimit!

Jam e bindur që me vizionin tim për Shkodrën në 300 DITE e ardhshme do të bëjmë të pamundurën për rehabilimin e infrastrukturës së Shkodrës, pastrimin e qytetit, zhvillimin e biznesit urban dhe rural, dhe të ofertës turistike që ta kthejmë atë në një qendër rëndese për veriun e krejt Shqipërisë.

Ka ardhur momenti që Shkodra të marrë në dorë fatin e saj.
Ky është MOMENT HISTORIK PËR SHKODRËN, të ndahet njëherë e mirë nga hija e dështimit 30 vjecar, t’ia kthejmë DINJITETIN.

Vota e ndryshimit është për të ardhmen e Shkodrës dhe fëmijëve tanë.
Një mandat për Shkodrën që duam