Spektakli i preferuar i humorit të shqiptarëve, Portokalli do të rikthehet përsëri në ekranin e Top Channel (siç e do tradita) dhe më të do të kthehet dhe Fjoralba Ponari.

Moderatorja ka konfirmuar lajmin përmes një fotoje në faqen e saj në Instagram, ku si gjithmonë duket shumë bukur.

Fatkeqësisht, në fillim të muajit shkurt, mamaja e moderatores u nda nga jeta. Dhimbja e humbjes së parakohshme të së ëmës është e madhe,

por Fjoralba ka gjetur forcën të buzëqeshë në Portokalli. Spektakli i humorit do jetë mbështetja e moderatores në këtë periudhë aspak të lehtë.

Edhe pse prej kohësh është përfolur se mund të ishte Arjola Demiri prezantuesja e “Portokallisë” këtë sezon, nga nesër e deri ën fund të sezonit të paktën do jetë Fjoralba.

Ndryshe nga sezoni i kaluar që s’kishte publik në sallë, këtë herë do jetë i pranishëm edhe publiku, gjë që padyshim do i shtojë edhe më shumë emocionet e prezantuesve por edhe aktorëve.