Fansat kanë befasuar Trixën. Beatrix Ramosaj tanimë është kthyer në një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë.

Kjo jo pa arsye, pasi që lidhja e saj me Donaldin brenda BBV ka bërë që ajo të komentohet jashtëzakonisht shumë. Por jo vetëm,

ajo po ashtu tanimë është bërë emër mjaft i dashur nga publiku. Madje fansat e saj nuk hezitojnë që kohë pas kohe t’ia tregojnë dashurinë në forma të ndryshme.

Së fundmi, dikush nga fansat ka bërë të njëjtën tatuazh si të Trixës duke surprizuar këngëtaren. “Zemraaaa”, ka shkruar Trixa sipër imazhit të fansës.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm 24 orë pas mbylljes së aventurës në Big Brother VIP. Kush e priste kështu? Mbase askush, por ndodhi.

Romanca që nisi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri nuk e pati të gjatë dhe këngëtarja i doli kundër aktorit vlonjat, duke e cilësuar historinë e tyre të rreme.