Një nga historitë rozë e komentuara në media kohët e fundit ka qenë edhe ajo e Aleksia Peleshit me Romeo Veshajn.
E ftuar në një emision Aleksia foli për projektet që po merret momentalisht, të cilat ishin të shumta.
“Më pëlqen të eksploroj pasione të ndryshme dhe nuk kam një ide të qartë se kush do jem në të ardhmen, por që jam e shpërndarë mes politikës, aktrimit, arteve, shkrimit dhe degës që po bëj”- u shpreh Aleksia.
Ajo foli edhe për lidhjen e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, si dhe arsyen pse e bëri këtë marrëdhënie publike.
“Ka qenë një veprim shumë i nxituar që t’a bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”- tha ajo.
“Po të mos e kishe bërë, un nuk do të pyesja tani se pse nuk e ke më follow Romeon në ‘Instagram’”- i tha Aulona.
“Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasi”, u shpreh Peleshi në lidhje me aktorin.



