Gazetarja Aida Shtino ka reaguar e revoltuar pas deklaratës që ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri dje në emisionin “Opinion”.

Ajo tha se që një person në Shqipëri të mos konsiderohet i varfër, duhet të fitojë diku te 130-140 euro në muaj.

Menjëherë Shtino është shprehur se nuk i kupton më qeveritarët dhe se nuk duhen vetëm protesta por edhe revolucion mendor kur dëgjon këto fjali.

REAGIMI I PLOTE

Ja dhe gjeraqina e rradhes..

Ku jeton kjo mor aman , tundeni pak qe te ftillohet se e ka humbur fillin….

Ah mjere ne per keto….te ngelesh ne doren e ketyre….pupu eshte per tia mare me oi…

Ku jane ata trushkulurit qe vene votojne keto ku????

Si nuk e kuptojne qe po vene ne krye injorantet….po nuk u ngopet me Lenka Cukon o te mjere e gjithe ata duduket qe udhehoqen popullin per 50 vjet dhe e cuan popullin tek tolloni….kaq shume ju pelqen tolloni dhe skamja….?

Sinqerisht nuk ju kuptoj me…..

Ketu kam nje fjale me opoziten e humbur por “qe nuk humb” :

Turp tiu vije qe e late kete vend ne doren e ketyre qe nuk ja kane haberin jetes se popullit ! Turpi ju ngelet juve jo atyre, sepse ata gjejne e prandaj bejne…

Ketu jo protesta , por ketu duhet revolucion mendor kur degjon keto

gjeraqina si flasin dhe kur shikon si jeton populli i shkrete qe i voton se mendon se do tiu hedhin nje kafshate….sinqerisht eshte per te qare me oi……