Tema kryesore e ditës në Shqipëri është padyshim rritja e frikshme e çmimeve të ushqimeve të shportës, që janë bazike për këdo shqiptar.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote ka zbuluar në një intervistë se kush do të jenë ato produkete ushqimore që do të futen në filtrin e çmimeve, njësoj siç u bë me karburantin.

Ai ka treguar se mielli, orizi, vaji dhe sheqeri janë poroduketet ushqimore që do të futen në filtrin e çmimeve, teksa tha se po ashtu në filtër do të futen edhe poduktet për plehërimin e prodhimeve bujqësore, një shqeteësim më vetë për fermerët.

“Miellin psh, sa do të dalë nga fabrika, sa do të marrë prodhuesi, sa do mbajë për kosto kompania. Kështu për orizin, vajin dhe sheqerin. Këto janë produktet e para. Pastaj janë dapi, nitrati, ureja. Do vendosen çmimet ditore.Kjo qeveri mendoj që sa i përket problemit të bujqësisë do të vazhdojnë do të jenë prioritet për t’u mbështetur.

Mendoj që jemi në rrugë të drejtë për të orientuar bujqësinë. Në treg nuk konkurrohet me patriotizëm, por me cilësi”, tha Kote për “RTSH”.Ditët e fundit është rritur edhe veza shumë ndjeshëm, brenda dy ditësh nga 16-18 lekë për kokërr ka shuar sot 32-35 lekë për kokërr. Gjithë kjo rritje sipas tregëtarëve ka ardhur si pasojë e ngordhjes së 400 mijë apo më shumë pulave në pularitë e Durrësit.