Një 31 vjeçar shqiptar është bërë protagonist i lajmeve kryesorë ditën e sotme në Greqi, pasi mëngjesin e kësaj të hëne është a rratisur nga spitali i një b u*gu në vendin fqinj.
Mediat helene bëjnë të ditur se 31 vjeçari shqiptar është arratisur nga Spitali i b ur*ut të Rodosit, ku po trajtohej me koronavirus.
31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t’u gjykuar dhe këtë javë do jepej vendimi për të.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e të riut shqiptar, policia vijon punën për kapjen e tij dje janë ngritur postoblloqe në disa pika të vendit.
Në fakt nuk është hera e parë që shqiptarët bëhen protagonistë të ngjarjeve të tilla në Greqi, pasi në b urgjet e këtij vendi ka shumë shqiptarë.
Ky ka qenë lajmi kryesor i shumë medieve dhe portaleve sot në Greqi, të cilat me zor presin ndodhi të tilla për të fajësuar gjithë shqiptarët.



